e shtunë, 2 shkurt 2013

Fotoja e çiftit kosovar në profilin e Sir Alex Ferguson

 Fotografia e 18-vjeçarit nga Kosova, Sharr Rezniqi, i ka rënë në sy strategut më të madh anglez të futbollit Sir Alex Ferguson. 

Një fotografi e një çifti të sapomartuar, që kanë dalë në një set fotografish tek terreni i basketbollit në parkun e Gërmisë në kryeqytet, është komentuar në faqen zyrtare të Sir Fergusonit, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhëndri në rolin e portierit në golin e ndryshkur nga vjetërsia dhe nusja që ka vënë njërën këmbë mbi top, teksa ngre lehtë fustanin e saj të nusërisë, është pamja që ka kapur aparati i Rezniqit. Në prapavijë shihen grafite të bëra në murin ballor të kësaj pjese të kryeqytetit. Fotografinë, ai e ka postuar në rrjete sociale, prej ku edhe ka mundur t’i bjerë në sy mjeshtrit të madh të futbollit, që tash sa vjet drejton njërën prej skuadrave angleze me më së shumti trofe, “Manchester United”. 

“Martesa e tifozëve të vërtetë të futbollit”, ka komentuar Sir Ferguson në fotografinë e Rezniqit. 

Shumica e fotove që Sir Ferguson zgjedh që të postojë dhe të komentojë në “sulia.com” kanë të bëjnë me klubin e tij “Manchester...”. Shumë rrallë ai zgjedh të komentojë fotografi ku nuk shihet ai, Sir Bobby Charlton, David Beckham, Ryan Gigs, Poul Scholes, Edwin van der Sar, e ikona të tjera të klubit me nam, ose tifozë të United. 

Vesa Luma së shpejti me albumin e ri

Tiranë, 1 shkurt – Këngëtarja nga Prishtina, Vesa Luma është në përfundim e sipër të albumit të saj më të ri, i cili do të publikohet këtë vit.

Këngëtarja, e cila tashmë po jeton dhe vepron në Shqipëri, përmes rrjetit social “Twitter” ka shprehur entuziazmin e saj për këtë album, duke e cilësuar si albumin më profesional (të saj, natyrisht) deri më tash.

Vesa në këtë album do të sjell shumë risi, ritme të reja të muzikës, dhe do të shfaqet më ndryshe se gjithmonë.

Lindsay Lohan nuk do të luaj përsëri në “Machete”

Regjisori Robert Rodriguez i ka dhënë edhe një rast Lindsay Lohan për të luajtur përsëri rolin në filmin “Machete”, por aktorja problematike e ka refuzuar menjëherë këtë rast.

Ai tani ka konfirmuar se Lohan nuk do të jetë pjesë e karakterit të April në filmin e ardhshëm “Machete Kills”.

“Jo ajo nuk do të ketë rolin e saj. Ne menduam që ta sjellim përsëri pasi që na pëlqente karakteri i saj, por ajo nuk iu përshtat mirë tregimit”, ka thënë ai për MTV.

Lajmet vijnë menjëherë pasi që Lohan është kthyer përsëri në gjykatën e Los Anxhelosit të mërkurën për të mohuar akuzat për vjedhjen e një qaforeje në një argjendari dhe më pas kinse ka gënjyer një zyrtar policor për aksidentin e trafikut në Kaliforni gjatë verës së kaluar.

Selena e lumtur pas ndarjes me Justinin

Selena Gomez, 20, nuk është duke ndjekur hapat e ish-të dashurit Justin Bieber, i cili ka thënë se “nuk është në vendin më të lumtur”, prejse çfti është ndarë.

“Isha duke përgatitur këngën e re, kam kaluar shumë kohë të mirë me shoqet e mia”, ka thënë ajo për E!.

Një gjë është e sigurt, ajo po largohet nga imazhi i saj i Disneyt.

“U kam thënë të gjithëve se tani po ndjehem shumë më mirë”, ka thënë ajo. “ Tani jam më llafazane”.

Aktorja ka thënë se është e lumtur që njerëzit do ta shohin në filmin e ri “Spring Breakers”.

“Njerëzit janë mësuar të më shohin në shumë mënyra. Por mendoj se do të jetë shokuese për ta, por në kuptim të mirë. Filmi i ri mendoj se do t’u pëlqej adhuruesve më të rinj”.

Fotografia nudo e “Terminatorit” arrin çmimin 150 mijë dollarë

Një fotografi e Arnold Schwarzenegger ku ai shihet i zhveshur dhe me plot pasion thuhet se ka arritur vlerën e 150 mijë dollarëve. Kurse një faqe pornografike është shprehur e gatshme për ta blerë fotografinë që deri më tani mbetet e pa publikuar.

Një afarist financiar me emrin Jeremy Frommer ka blerë një depo magazinimi që ishte pronë e Bob Guccione. Në atë arkë ka pasur plotë histori të erotikës, përfshirë fotografi nudo të Madonnas, Lauren Hutton dhe Arnold Schwarzenegger.

Kurse tani YouPorn.com dëshiron që t`i blejë këto fotografi për t`i publikuar në faqen e internetit dhe menjëherë ka dërguar një letër ku ka ofruar 150 mijë dollarë për t`i marrë të gjitha. Kjo faqe më shumë është e interesuar për fotografitë e “Terminatorit”, pasi që në to ai shihet ai në akt.

“Le të përballemi me këtë. Vlera e vërtet këtu është Schwansi i Schwarzeneggerit”, dhe nuk keni nevojë që ta përktheni këtë fjalë pasi që tani e dini se çfarë do të thotë”, kanë thënë drejtuesit e faqes.

Ende mbetet e paqartë nëse Frommer planifikon ta pranojë këtë ofertë.

e enjte, 31 janar 2013

Kim kishte tradhtuar Reggien me Kanye Westin

Për shumë vite ishte thënë se bukuroshja Kim Kardashian dhe Kanye West ishin më shumë se shokë derisa ajo ishte e martuar me Kris Humphries. Por ata gjithmonë i kanë mohuar këto thashetheme. Sidoqoftë, reperja e quajtur Consequence,  ka thënë se Kim kishte aferë me Kanyen edhe kur ajo ishte në lidhje me Reggie Bush para asaj me Humphries.“Ai(Kanye) ishte ngjitur pas Kimit kur ajo ishte në lidhje me Reggie dhe ju e dini se këto gjëra duhet të mbaheshin sekret. Ky ishte sekreti ynë”, ka thënë ajo.

“Çdo natë Kanye më thërriste dhe më pyeste se ‘çfarë duhet të bëjë?’, ‘Kam nevojë të jem me të’”.

Ben Affleck nderohet nga Matt Damon

Matt Damon ka ndihmuar zyrtarët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara për të nderuar shokun e tij Ben Affleck të shtunën kur prezantoi aktorin të shndërruar në regjisor me shpërblimin prestigjioz.

Ylli filmit “The Bourne Identity” ishte i mbushur me krenari derisa lëvdoi punën e shokut të tij të fëmijërisë, i cili është zgjedhur si fituesi i vitit 2013, me shpërblimin “Mjeshtrit Modern” (Modern Master Award) në mirënjohje për punën e tij në dramën e vlerësuar nga kritikat “Argo”, e cila ka marrë një grumbull çmimesh në ndarjet e shpërblimeve të këtij sezoni.

Në një fjalim të përzemërt, Damon tha për turmën kaliforniane, “Beni ka bërë këta tre filma të mëdhenj dhe i fundit “Argo” edhe në mënyrë legjitime ka hyrë ndër filmat e mëdhenj, i cili tashmë është nominuar për “Oskar”, si filmi më i mirë, dhe tashmë ka fituar “Globin e Artë” për filmin dhe regjisorin më të mirë dhe askush nuk do të befasohet nëse fiton edhe “Oskarin’.

Dhe ja ku jam, me shokun tij, i cili pa diskutim është një regjisor i madh. Kështu që, e vetmja gjë që mund ta them është, ju lutem mirëprisni dikë, i cili pa dyshim se ka dy gjëra: miku im i vjetër dhe një mjeshtër i ri i filmit.”

Dukshëm i prekur nga fjalët e mira të shokut të vet Afflek para audiencës tha: “Unë dua t’i them faleminderit Matt Damonit, i cili kur ta marrë këtë shpërblim, shpresoj se do të më ftojë këtu për ta dhënë fjalim për të, por do të jetë më i mërzitshëm sepse më mungojnë shumë nga karakteristikat brilante të Matt.”

Afflek e mbaroi fjalimin me: “Urtësia e vetme e vërtetë që kam për të ofruar është që nëse ka mjeshtri, është në bashkëpunim. Ju faleminderit shumë!” 

Django Unchained mbledh fonde për transplantim

Regjisori Quentin Tarantino dhe yjet e filmit të tij të njohur vestern Django Unchained kanë shitur kllapën e filmit të nënshkruar për të mbledhur para për një islandez, i cili është duke u përgatitur për t’iu nënshtruar një transplantimi të dyfishtë të dorës.

Jamie Foxx, Christoph Waltz, Leonardo DiCaprio, Samuel L. Jackson dhe Kerry Washington dhe Tarantino kanë nënshkruar kllapën e filmit dhe ia kanë dorëzuar Gudmundur Felix kur kishin dëgjuar për përpjekjet e tij për të mbledhur fonde.

Kllapa e veçantë filmike ka shkuar në një ankandin e uebsajtit eBay.com dhe është shitur 2,700 funte për Feliksin, i cili është duke u shpërngulur nga Islanda në Francë për të pritur operacionin e tij.

Fox ka ndarë lajmin në “Twitter” duke shkruar: “I gëzuar, që kam ndihmuar.”

Historia e Felixit është duke u xhiruar nga ekipi i filmit për dokumentarin me emrin “Duart e reja”, i cili do jetë gati vitin e ardhshëm.

Jon Bon Jovi: “Jam shumë i zënë për spektakle talenti”

Rokeri Jon Bon Jovi ka refuzuar shumë oferta fitimprurëse për të qenë gjyqtar në një talent show televiziv duke thënë: “Unë tashmë kam punë”.

Spekulohet që ai ishte një nga të preferuarit e producentëve për të zëvendësuar Steven Tyler në panelin e American Idol, por ylli refuzoi pasi ai është shumë i zënë duke u marrë me muzikë.

Ai tha për revistën “The Sun”: “Më kanë ftuar të gjithë ata në konkurset televizive të talentit, por kjo gjë nuk është për mua, sepse unë kam një punë – jam shumë i zënë.”

Bon Jonvi pranon që ndihet keq për ata që duan të bëhen yje brenda natës, duke shtuar se “është e vështirë për talentet e reja sepse ata i fusin në qendër të madhe të vëmendjes dhe kur fitojnë këto gjëra, nga ata pritet që të bëjnë një këngë e cila do të jetë në një nivel me të artistëve të mëdhenj.

“Ti i sheh ata aty dhe si mund të arrijnë notat e larta dhe pastaj një vit më vonë mund të jenë të parëndësishëm.”

Norah Jones riaranzhon koncertin për “Oskar”-ët

Norah Jones ka ndërruar datën e koncertit në Perth të Australisë muajin e ardhshëm pasi që është ftuar të këndojë në ndarjen e shpërblimeve të “Oskarit”.

Këngëtarja ka performuar “Everybody Needs A Best Friend” në filmin hit “Ted” të Seth Macfarlane, i cili është edhe nikoqiri i sivjetmë i “Oskarit”, ndërsa kënga është nominuar për këngën më të mirë origjinale.

Macfarlane ka kërkuar nga Jones të këndojë këngën e filmit në mbrëmjen e “Oskarëve” në Los Angeles, me 24 shkurt, ditën kur është dashur të mbahej koncerti i saj në Perth, kështu që ajo ka ndërruar datën e koncertit me 13 shkurt.

Në deklaratë ylli shkruan: “Kur miku im Seth Macfarlane më ftoi të performoja në “Oskar”, nuk kam mundur t’i thosha jo!

“Kam kaluar kohë të mrekullueshme duke incizuar këtë këngë me Seth dhe jam gëzuar kur kam marrë vesh që kënga është nominuar për “Oskar”. Performimi në një ngjarje aq prestigjioze, të cilën do ta drejtoj miku im është një mundësi që ndodh njëherë në jetë.

“Sinqerisht shpresoj që çdokush do të kuptojë ndërrimin e datës dhe përsëri do të kenë mundësi të vijnë më herët sesa është caktuar. Kërkoj falje për çdo shqetësim që mund t’u shkaktojë kjo. Jam shumë e entuziazmuar që do të performoj për ju!”

Timberlake bashkon forcat me Tom Fordin

Justin Timberlake është duke bashkëpunuar me dizajnerin e tij të preferuar Tom Ford për të krijuar një koleksion të ri të kostumeve. Për këtë koleksion ai është inspiruar nga albumi i tij “The 20/20 Experience”, raporton sot Orange.com.

Këngëtari është duke krijuar një linjë të këmishëve, kravatave dhe këpucëve me ish - dizajnerin e Guccit. Kjo linjë do të publikohet në muajin mars.   

Rrobat e dizajnuara do të shfaqen nëpër videot promovuese të albumit të ri.

Ford punoi me Timberlake në videon e këngës së tij të fundit “Suit & Tie”.

Kjo nuk është hera e parë që punojnë mes vete pasi Ford dizajnoi kostumin e martesës për Timberlaken.

Ivica Daçiqi bie në grackën e kamerës së fshehtë (Video)

Uebfaqja britanike “thesun”,sot ka publikuar një video ku shihet sesi kryeministri serb Ivica Daçiq ka rënë në grackën e një televizioni kroat, përkatësisht provokimeve të një modeleje e cila ka luajtur rolin e moderatores. Sipas tablloidit britanik. Kryeministri serbë ishte viktimë e një kamere të fshehur, pjesë  e emisionit “Misioni i pamundur”.

E tërë ngjarja fillon kur bukuroshja e mirëpret Daçiqin në studio. E veshur me një fund shumë të shkurtër, e puth në të dy faqet Daçiqin derisa ai ulej në karrigen e tij.

Me këmbët e kryqëzuara, ajo fillon t`i bëjë një seri pyetjesh kryeministrit serb. Por derisa ai i kthen përgjigje pyetjeve të bukuroshes, ajo lehtësisht lëviz këmbët e saj e kjo bëri që sytë e Daçiqit të shkojnë tek këmbët e saja.

Kjo lëvizje e “moderatores” duket që është vjedhur nga pjesa e filmit “Basic Instinct”, mirëpo la pa fjalë Daçiqin i cili u skuq nga lëvizja e modeles.



Kim Kardashian: Beben nuk do ta shfaqi në TV

Ylli i serisë televizive “Keeping Up With Kardashians”, ka thënë se bebja që po e pret me reperin Kanye West nuk do ta shfaqë në serinë televizive.

Kimi, që u bë e famshme duke publikuar jetën e saj, ka thënë se ajo do të pres derisa fëmija i saj të rritet e pastaj vetë të vendos se a do të paraqitet apo jo në televizion.

“Bebja nuk do të jetë në shfaqjen tonë. Ai apo ajo do të vendosin vetë se çfarë do të bëjnë, pastaj sigurisht do të ketë edhe një vendim”. 

Rihanna: Jam pajtuar me Chrisin

Rihanna ka konfirmuar se me Chris Brown –in janë përsëri çift.

Këngëtarja e hitit “The Diamonds”, më në fund ka folur për lidhjen e saj pasi disa muajsh spekulimesh, raporton sot thesun.

“Vendosa që më e rëndësishme për mua është të jem e lumtur”, ka thënë ajo. “Pas shumë vitesh torturë, duke qenë e zemëruar, tani dua të jetoj me të vërtetën time dhe tani do të më duhet të marrë masa”.

Ajo ka thënë se tani e vlerësojnë më shumë njeri tjetrin.

“Nuk argumentojmë shumë tani. Ne flasim për seks. Ne e vlerësojmë më shumë njeri-tjetrin. Ne nuk duam ta humbasim njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.

Anne Hathaway: Kam takuar shumë djem të këqij para burrit tim



Pas Scren Actors Guild Awards, Anne Hathaway dukej se e shijonte lidhjen e saj të dashurisë me Adam Shulmanin në një festë në hotelin “Four Seasons” në Beverly Hills.

Hathaway – e cila atë natë kishte fituar shpërblim për rolin e saj në “Les Misérables” –është dëgjuar duke thënë, “Jam në humor shumë të mirë.”

Me një pije në dorën e saj, Hathaway u tha miqve që unaza e saj e fejesës nga burri Adam Shulman është “posedimi i saj i çmuar” dhe që as bendi i martesës “nuk është i keq”, tha një burim i afërt për PEOPLE.

Hathaway, e cila, sipas burimit, “luante Kupidin gjatë gjithë natës” – më vonë ishte dëgjuar duke u thënë miqve të saj që ajo “ka takuar shumë të këqij” para se ta takonte Shulmanin. 

Drew Barrymore: Pse e kam përqafuar judaizmin

Drew Barrymore më në fund ka gjetur mashkullin e duhur dhe nuk e ka ndërmend ta lërë këtë romancë të bukur t’i ikë nga dora.

Gjatë paraqitjes në emisionin “The View”, aktorja ka pranuar që marrëdhënia me burrin Will Kopelman është diçka që ajo kurrë s’do ta marrë si të mirëqenë.

“Më njihni, kurrë nuk do ta shkatërroja ketë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ndonjëherë do të bëj me jetën time”, tha ajo. “Unë zgjedh mirë, jam shumë me fat që ai më dashuron. Është fantastike”.

Duke folur për bashkëshortin e saj, i cili është konsulent arti, ajo ndau me audiencën që “ai është një person i mirë, hebre nga një familje e mirë hebraike” tha Barrymore, e cila po ashtu ka filluar ta praktikojë fenë e Kopelmanit dhe planifikon që vajzën e tyre, Olive, ta rrisë sipas këtij religjioni.

Vendimi i saj për të praktikuar judaizmin i ka sjellë një paqe të brendshme nënës së re. “Është një fe shumë  e bukur dhe ndihem e nderuar që kam të bëj me të”, tha ajo. “Është shumë e orientuar nga familja. Historitë janë shumë të bukura dhe është shumë e ndriçuese“.

Drew Barrymore po ashtu rikujton kur ajo është rritur në frymën hippi dhe që nuk pendohet për këtë duke thënë që “Nuk do të isha këtu, po të mos kisha bërë çdo gjë që kisha bërë”, shpjegon ajo. 

Megan, i përkushtohet amësisë

Qysh se ka përmbushur dëshirën dhe është bërë nëna e djalit Noah, aktorja nuk ndien më që aktrimi është misioni i saj në jetë. E ka të rëndë të punojë, sepse mendon që puna e saj është të jetë me të.

Pas disa roleve në filmat e Hollywoodit, Megan Fox (26) tha që arritja e saj më e madhe është lindja e djalit Noah në shtatorin e vitit të kaluar. Ylli i “Transformers” ka zbuluar që ëndrra e saj e jetës ishte të bëhet nënë.

Sakrifica ime më madhe është të jem me djalin. Çdo gjë që kam dashur në jetë ka qenë të kem fëmijë dhe tani më në fund e kam. Çdo gjë që dëshiroj është t’i jap Noah sa më shumë nga vetja dhe dëshiroj të kem më shumë fëmijë – ka thënë aktorja në një intervistë për revistën Marie Claire.

Megan për momentin është duke promovuar filmin e saj të ri “This is Forty”, por nuk e fsheh që më nuk ndihet se aktrimi është misioni i saj në jetë.

“E kam shumë të vështirë të punoj se ndihem që kjo nuk është më puna ime. Puna ime është të jem me të” – ka thënë Megan, e cila si shumë nëna të tjera të njohura shumë shpejt ka kthyer linjën pas lindjes.

Ka folur edhe për martesën me ish-aktorin nga seriali “Beverly Hills, 90120”, Brian Austin Green.

-Mendoj që kemi pasur fat. Besoj që ai është shpirti im binjak. Por kjo nuk do të thotë që nuk kemi nevojë të mundohemi, sepse jemi shumë të ndryshëm. Por të dy jemi tolerantë dhe mundohemi të jemi të durueshëm njëri me tjetrin. Ai është me të vërtetë i pabesueshëm”, ka përfunduar nëna krenare.

Swift: Cola dietale është një nga dashuritë e mëdha në jetën time



Cuntry këngëtarja ka zbuluar që është shumë e lumtur për partneritetin me Coca-Colan. Taylor është fytyra e re mbrojtëse e kësaj pijeje të gazuar dietale, për të cilën nuk e fsheh që e adhuron. 

Pas ndarjes me këngëtarin e bendit të djemve One Direction, Harry Styles (18), këngëtarja e muzikës country është bërë fytyra e re mbrojtëse e pijes popullore të gazuar.

- Do të ndaja disa lajme me ju, sepse më në fund e kemi zyrtarizuar këtë  gjë, me një nga dashuritë e mëdha në jetën time – Coca-Colan dietale, flet Taylor Swift (23) derisa në video, në duar mban kënaçen ngjyrë argjendi-të kuqë të pijes dietale me gaz. 

Këngëtarja ka zbuluar që është shumë e lumtur për partneritetin me Coca-Colan. Swift është duke shkuar hapave të kolegeve Britney Spears dhe Beyonce Knowles, të cilat dikur kanë reklamuar Pepsin.

Streisand do këndojë në ceremoninë Oscar

Jo vetëm Adele, por edhe Barbara Streisand do të këndojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, që do të mbahet më 24 shkurt në Los Anxheles. 

Producentët e shfaqjes nuk kanë dhënë detaje mbi performancën e këngëtares që ka kënduar në Oscar vetëm një herë në vitin 1977, me “Evergreen”, që i dha dhe statujën për këngën më të mirë origjinale. 

“Në një mbrëmje ku celebrohet magjia e filmit dhe muzikës, asnjë transmetim nuk mund të ishte i plotë pa Streisand”, kanë deklaruar producentët Craig Zadan dhe Neil Meron. 

Këtë herë Barbara mund të këndojë një miks këngësh të marra nga shfaqjet e saj muzikore, nga “Funny Girl”, “Hello Dolly” dhe “The Main Event”. 

Më herët gjatë muajit producentët njoftuan performancën e këngëtares Adele, që do të jetë e para që nga dita kur ajo u bë nënë. 

Parashikohet që këngëtarja angleze të këndojë “Skyfall”, që është dhe kolona zanore e filmit me të njëjtin titull që ka si protagonist agjentin sekret James Bond.

Dy shqiptaret që çmendin kroatët

Zagreb, 31 janar -  Vildane Zeneli dhe Xhoana Xheneti janë dy nga shqiptaret që parajsën e suksesit e kanë gjetur jo vetëm në ShBA por edhe në vende tjera të botës. Kështu të dyja janë shfaqur në portalin kroat index.hr, duke u cilësuar si femra shume të nxehta…, transmetojnë mediet shqiptare.