e enjte, 31 janar 2013

Streisand do këndojë në ceremoninë Oscar

Jo vetëm Adele, por edhe Barbara Streisand do të këndojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, që do të mbahet më 24 shkurt në Los Anxheles. 

Producentët e shfaqjes nuk kanë dhënë detaje mbi performancën e këngëtares që ka kënduar në Oscar vetëm një herë në vitin 1977, me “Evergreen”, që i dha dhe statujën për këngën më të mirë origjinale. 

“Në një mbrëmje ku celebrohet magjia e filmit dhe muzikës, asnjë transmetim nuk mund të ishte i plotë pa Streisand”, kanë deklaruar producentët Craig Zadan dhe Neil Meron. 

Këtë herë Barbara mund të këndojë një miks këngësh të marra nga shfaqjet e saj muzikore, nga “Funny Girl”, “Hello Dolly” dhe “The Main Event”. 

Më herët gjatë muajit producentët njoftuan performancën e këngëtares Adele, që do të jetë e para që nga dita kur ajo u bë nënë. 

Parashikohet që këngëtarja angleze të këndojë “Skyfall”, që është dhe kolona zanore e filmit me të njëjtin titull që ka si protagonist agjentin sekret James Bond.

Nuk ka komente:

Posto një koment