e enjte, 31 janar 2013

Ben Affleck nderohet nga Matt Damon

Matt Damon ka ndihmuar zyrtarët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara për të nderuar shokun e tij Ben Affleck të shtunën kur prezantoi aktorin të shndërruar në regjisor me shpërblimin prestigjioz.

Ylli filmit “The Bourne Identity” ishte i mbushur me krenari derisa lëvdoi punën e shokut të tij të fëmijërisë, i cili është zgjedhur si fituesi i vitit 2013, me shpërblimin “Mjeshtrit Modern” (Modern Master Award) në mirënjohje për punën e tij në dramën e vlerësuar nga kritikat “Argo”, e cila ka marrë një grumbull çmimesh në ndarjet e shpërblimeve të këtij sezoni.

Në një fjalim të përzemërt, Damon tha për turmën kaliforniane, “Beni ka bërë këta tre filma të mëdhenj dhe i fundit “Argo” edhe në mënyrë legjitime ka hyrë ndër filmat e mëdhenj, i cili tashmë është nominuar për “Oskar”, si filmi më i mirë, dhe tashmë ka fituar “Globin e Artë” për filmin dhe regjisorin më të mirë dhe askush nuk do të befasohet nëse fiton edhe “Oskarin’.

Dhe ja ku jam, me shokun tij, i cili pa diskutim është një regjisor i madh. Kështu që, e vetmja gjë që mund ta them është, ju lutem mirëprisni dikë, i cili pa dyshim se ka dy gjëra: miku im i vjetër dhe një mjeshtër i ri i filmit.”

Dukshëm i prekur nga fjalët e mira të shokut të vet Afflek para audiencës tha: “Unë dua t’i them faleminderit Matt Damonit, i cili kur ta marrë këtë shpërblim, shpresoj se do të më ftojë këtu për ta dhënë fjalim për të, por do të jetë më i mërzitshëm sepse më mungojnë shumë nga karakteristikat brilante të Matt.”

Afflek e mbaroi fjalimin me: “Urtësia e vetme e vërtetë që kam për të ofruar është që nëse ka mjeshtri, është në bashkëpunim. Ju faleminderit shumë!” 

Nuk ka komente:

Posto një koment