e enjte, 31 janar 2013

Megan, i përkushtohet amësisë

Qysh se ka përmbushur dëshirën dhe është bërë nëna e djalit Noah, aktorja nuk ndien më që aktrimi është misioni i saj në jetë. E ka të rëndë të punojë, sepse mendon që puna e saj është të jetë me të.

Pas disa roleve në filmat e Hollywoodit, Megan Fox (26) tha që arritja e saj më e madhe është lindja e djalit Noah në shtatorin e vitit të kaluar. Ylli i “Transformers” ka zbuluar që ëndrra e saj e jetës ishte të bëhet nënë.

Sakrifica ime më madhe është të jem me djalin. Çdo gjë që kam dashur në jetë ka qenë të kem fëmijë dhe tani më në fund e kam. Çdo gjë që dëshiroj është t’i jap Noah sa më shumë nga vetja dhe dëshiroj të kem më shumë fëmijë – ka thënë aktorja në një intervistë për revistën Marie Claire.

Megan për momentin është duke promovuar filmin e saj të ri “This is Forty”, por nuk e fsheh që më nuk ndihet se aktrimi është misioni i saj në jetë.

“E kam shumë të vështirë të punoj se ndihem që kjo nuk është më puna ime. Puna ime është të jem me të” – ka thënë Megan, e cila si shumë nëna të tjera të njohura shumë shpejt ka kthyer linjën pas lindjes.

Ka folur edhe për martesën me ish-aktorin nga seriali “Beverly Hills, 90120”, Brian Austin Green.

-Mendoj që kemi pasur fat. Besoj që ai është shpirti im binjak. Por kjo nuk do të thotë që nuk kemi nevojë të mundohemi, sepse jemi shumë të ndryshëm. Por të dy jemi tolerantë dhe mundohemi të jemi të durueshëm njëri me tjetrin. Ai është me të vërtetë i pabesueshëm”, ka përfunduar nëna krenare.

Nuk ka komente:

Posto një koment