Gjatë paraqitjes në emisionin “The View”, aktorja ka pranuar që marrëdhënia me burrin Will Kopelman është diçka që ajo kurrë s’do ta marrë si të mirëqenë.
“Më njihni, kurrë nuk do ta shkatërroja ketë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ndonjëherë do të bëj me jetën time”, tha ajo. “Unë zgjedh mirë, jam shumë me fat që ai më dashuron. Është fantastike”.
Duke folur për bashkëshortin e saj, i cili është konsulent arti, ajo ndau me audiencën që “ai është një person i mirë, hebre nga një familje e mirë hebraike” tha Barrymore, e cila po ashtu ka filluar ta praktikojë fenë e Kopelmanit dhe planifikon që vajzën e tyre, Olive, ta rrisë sipas këtij religjioni.
Vendimi i saj për të praktikuar judaizmin i ka sjellë një paqe të brendshme nënës së re. “Është një fe shumë e bukur dhe ndihem e nderuar që kam të bëj me të”, tha ajo. “Është shumë e orientuar nga familja. Historitë janë shumë të bukura dhe është shumë e ndriçuese“.
Drew Barrymore po ashtu rikujton kur ajo është rritur në frymën hippi dhe që nuk pendohet për këtë duke thënë që “Nuk do të isha këtu, po të mos kisha bërë çdo gjë që kisha bërë”, shpjegon ajo.

Nuk ka komente:
Posto një koment