e enjte, 31 janar 2013

Norah Jones riaranzhon koncertin për “Oskar”-ët

Norah Jones ka ndërruar datën e koncertit në Perth të Australisë muajin e ardhshëm pasi që është ftuar të këndojë në ndarjen e shpërblimeve të “Oskarit”.

Këngëtarja ka performuar “Everybody Needs A Best Friend” në filmin hit “Ted” të Seth Macfarlane, i cili është edhe nikoqiri i sivjetmë i “Oskarit”, ndërsa kënga është nominuar për këngën më të mirë origjinale.

Macfarlane ka kërkuar nga Jones të këndojë këngën e filmit në mbrëmjen e “Oskarëve” në Los Angeles, me 24 shkurt, ditën kur është dashur të mbahej koncerti i saj në Perth, kështu që ajo ka ndërruar datën e koncertit me 13 shkurt.

Në deklaratë ylli shkruan: “Kur miku im Seth Macfarlane më ftoi të performoja në “Oskar”, nuk kam mundur t’i thosha jo!

“Kam kaluar kohë të mrekullueshme duke incizuar këtë këngë me Seth dhe jam gëzuar kur kam marrë vesh që kënga është nominuar për “Oskar”. Performimi në një ngjarje aq prestigjioze, të cilën do ta drejtoj miku im është një mundësi që ndodh njëherë në jetë.

“Sinqerisht shpresoj që çdokush do të kuptojë ndërrimin e datës dhe përsëri do të kenë mundësi të vijnë më herët sesa është caktuar. Kërkoj falje për çdo shqetësim që mund t’u shkaktojë kjo. Jam shumë e entuziazmuar që do të performoj për ju!”

Nuk ka komente:

Posto një koment