
Një fotografi e një çifti të sapomartuar, që kanë dalë në një set fotografish tek terreni i basketbollit në parkun e Gërmisë në kryeqytet, është komentuar në faqen zyrtare të Sir Fergusonit, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhëndri në rolin e portierit në golin e ndryshkur nga vjetërsia dhe nusja që ka vënë njërën këmbë mbi top, teksa ngre lehtë fustanin e saj të nusërisë, është pamja që ka kapur aparati i Rezniqit. Në prapavijë shihen grafite të bëra në murin ballor të kësaj pjese të kryeqytetit. Fotografinë, ai e ka postuar në rrjete sociale, prej ku edhe ka mundur t’i bjerë në sy mjeshtrit të madh të futbollit, që tash sa vjet drejton njërën prej skuadrave angleze me më së shumti trofe, “Manchester United”.
“Martesa e tifozëve të vërtetë të futbollit”, ka komentuar Sir Ferguson në fotografinë e Rezniqit.
Shumica e fotove që Sir Ferguson zgjedh që të postojë dhe të komentojë në “sulia.com” kanë të bëjnë me klubin e tij “Manchester...”. Shumë rrallë ai zgjedh të komentojë fotografi ku nuk shihet ai, Sir Bobby Charlton, David Beckham, Ryan Gigs, Poul Scholes, Edwin van der Sar, e ikona të tjera të klubit me nam, ose tifozë të United.
Nuk ka komente:
Posto një koment