Fotografia e 18-vjeçarit nga Kosova, Sharr Rezniqi, i ka rënë në sy strategut më të madh anglez të futbollit Sir Alex Ferguson.
Një fotografi e një çifti të sapomartuar, që kanë dalë në një set fotografish tek terreni i basketbollit në parkun e Gërmisë në kryeqytet, është komentuar në faqen zyrtare të Sir Fergusonit, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhëndri në rolin e portierit në golin e ndryshkur nga vjetërsia dhe nusja që ka vënë njërën këmbë mbi top, teksa ngre lehtë fustanin e saj të nusërisë, është pamja që ka kapur aparati i Rezniqit. Në prapavijë shihen grafite të bëra në murin ballor të kësaj pjese të kryeqytetit. Fotografinë, ai e ka postuar në rrjete sociale, prej ku edhe ka mundur t’i bjerë në sy mjeshtrit të madh të futbollit, që tash sa vjet drejton njërën prej skuadrave angleze me më së shumti trofe, “Manchester United”.
“Martesa e tifozëve të vërtetë të futbollit”, ka komentuar Sir Ferguson në fotografinë e Rezniqit.
Shumica e fotove që Sir Ferguson zgjedh që të postojë dhe të komentojë në “sulia.com” kanë të bëjnë me klubin e tij “Manchester...”. Shumë rrallë ai zgjedh të komentojë fotografi ku nuk shihet ai, Sir Bobby Charlton, David Beckham, Ryan Gigs, Poul Scholes, Edwin van der Sar, e ikona të tjera të klubit me nam, ose tifozë të United.
Tiranë, 1 shkurt – Këngëtarja nga Prishtina, Vesa Luma është në përfundim e sipër të albumit të saj më të ri, i cili do të publikohet këtë vit.Këngëtarja, e cila tashmë po jeton dhe vepron në Shqipëri, përmes rrjetit social “Twitter” ka shprehur entuziazmin e saj për këtë album, duke e cilësuar si albumin më profesional (të saj, natyrisht) deri më tash.Vesa në këtë album do të sjell shumë risi, ritme të reja të muzikës, dhe do të shfaqet më ndryshe se gjithmonë.
Regjisori Robert Rodriguez i ka dhënë edhe një rast Lindsay Lohan për të luajtur përsëri rolin në filmin “Machete”, por aktorja problematike e ka refuzuar menjëherë këtë rast.
Ai tani ka konfirmuar se Lohan nuk do të jetë pjesë e karakterit të April në filmin e ardhshëm “Machete Kills”.“Jo ajo nuk do të ketë rolin e saj. Ne menduam që ta sjellim përsëri pasi që na pëlqente karakteri i saj, por ajo nuk iu përshtat mirë tregimit”, ka thënë ai për MTV.Lajmet vijnë menjëherë pasi që Lohan është kthyer përsëri në gjykatën e Los Anxhelosit të mërkurën për të mohuar akuzat për vjedhjen e një qaforeje në një argjendari dhe më pas kinse ka gënjyer një zyrtar policor për aksidentin e trafikut në Kaliforni gjatë verës së kaluar.
Selena Gomez, 20, nuk është duke ndjekur hapat e ish-të dashurit Justin Bieber, i cili ka thënë se “nuk është në vendin më të lumtur”, prejse çfti është ndarë.
“Isha duke përgatitur këngën e re, kam kaluar shumë kohë të mirë me shoqet e mia”, ka thënë ajo për E!.Një gjë është e sigurt, ajo po largohet nga imazhi i saj i Disneyt.“U kam thënë të gjithëve se tani po ndjehem shumë më mirë”, ka thënë ajo. “ Tani jam më llafazane”.Aktorja ka thënë se është e lumtur që njerëzit do ta shohin në filmin e ri “Spring Breakers”.“Njerëzit janë mësuar të më shohin në shumë mënyra. Por mendoj se do të jetë shokuese për ta, por në kuptim të mirë. Filmi i ri mendoj se do t’u pëlqej adhuruesve më të rinj”.
Një fotografi e Arnold Schwarzenegger ku ai shihet i zhveshur dhe me plot pasion thuhet se ka arritur vlerën e 150 mijë dollarëve. Kurse një faqe pornografike është shprehur e gatshme për ta blerë fotografinë që deri më tani mbetet e pa publikuar.Një afarist financiar me emrin Jeremy Frommer ka blerë një depo magazinimi që ishte pronë e Bob Guccione. Në atë arkë ka pasur plotë histori të erotikës, përfshirë fotografi nudo të Madonnas, Lauren Hutton dhe Arnold Schwarzenegger.Kurse tani YouPorn.com dëshiron që t`i blejë këto fotografi për t`i publikuar në faqen e internetit dhe menjëherë ka dërguar një letër ku ka ofruar 150 mijë dollarë për t`i marrë të gjitha. Kjo faqe më shumë është e interesuar për fotografitë e “Terminatorit”, pasi që në to ai shihet ai në akt.“Le të përballemi me këtë. Vlera e vërtet këtu është Schwansi i Schwarzeneggerit”, dhe nuk keni nevojë që ta përktheni këtë fjalë pasi që tani e dini se çfarë do të thotë”, kanë thënë drejtuesit e faqes.Ende mbetet e paqartë nëse Frommer planifikon ta pranojë këtë ofertë.